Këngëtarja me origjinë shqiptare sapo ka lumturuar të gjithë fansat e saj anëkënd botës! Sepse ajo zbuluar më në fund datën se kur do të publikojë albumin e ri, pas gjashtë vitesh.

Dhe me sa duket, për këtë ngjarje të madhe në jetën e saj artistike Rita Ora ka zgjedhur 23 nëntorin, muajin e ditëlindjes së saj për të publikuar albumin e ri. 

"Phoenix" quhet albumi dhe për këtë këngëtarja ka falenderuar fansat për durimin dhe pritjen deri në albumin e radhës. "Jam shumë e lumtur që do të lançoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”, është shprehur Rita në deklaratën e saj zyrtare. Artistja e njohur me famë botërore ka dalë nga labeli Jy Z "Roc Nation" për të nënshkruar me 'Atlantic Records’, me të cilët edhe do të publikojë albumin e ri.

Mezi po presim të gjithë!