Trajtimi i lëkurës së fytyrës me plazmë, e ashtuquajtur ndryshe si "trajtimi facial vampir", konsiston në përdorimin e gjakut si një serum për të ndihmuar në nxitjen e qarkullimit qelizor në zonën e fytyrës. Dhe ky është një nga ato trajtime që ka fituar mjaft pikë dhe po preferohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri e në botë, sidomos pasi atë e promovoi e famshme Kim Kardashian West.

Por, një raport i ri paralajmëron se procedura mund të jetë e rrezikshme. Sipas një deklarate nga Departamenti i Shëndetësisë së New Mexicos i publikuar këtë javë, ky lloj trajtimi facial mund t'i ekspozojë pacientët ndaj HIV dhe hepatitit B dhe C.

Cila është procedura?

"E gjitha konsiston në tërheqjen e gjakut të pacientit me një shiringë, përpunimin e tij në centrifugë për të izoluar plazmën e pasur me trombocite, e cila përmban faktorë që stimulojnë kolagjenin në lëkurë", tha Shari Marchbein, një dermatologe në klinikën e certifikuar nga bordi i profesorëve në Universitetin e Nju Jorkut.

Rreziku?

Dermatologu ose kirurgu plastik e përdor më pas gjakun e shndërruar në serum dhe në atë që njihet si burimi i rinisë së përjetshme në trajtimin e lëkurës së fytyrës. "Gjilpëra të shumëfishta depërtojnë lëkurën në një thellësi të caktuar, duke krijuar plagë sipërfaqësore nëpërmjet të cilave plazma e pacientit riprodhohet", shpjegon Marchbein. Procesi supozohet të jetë i sigurt. Pra, si mund të ndodh infektimi me HIV dhe ekspozimi ndaj hepatitëve të rrezikshëm? Në deklaratën e Departamentit të Shëndetësisë të New Mexicos, zyrtarët paralajmëruan se në një inspektim të bërë në VIP Spa në Albuquerque identifikuan praktika që "mund të përhapin potencialisht infeksione të lindura nga gjaku si HIV, hepatiti B dhe hepatiti C për klientët".

Dy mënyra të mundshme mund të ketë që pacienti të infektohet thotë Doris Day, një dermatolog i certifikuar nga bordi në Neë York City. "Ata mund të kenë nxjerrë gjak nga më shumë se një person në të njëjtën kohë dhe të kalojnë mostrat që do të thotë që produktet e gjakut të nxjerra nga një person përdoreshin edhe tek një tjetër", shprehet ajo, ndërsa një mundësi tjetër është se pajisja e mikronave nuk është sterilizuar siç duhet pas përdorimit dhe materiali PRP ka kontaminuar pajisjen dhe është transferuar tek klienti tjetër".

Ndaj vajza, kujdes!  

Burimi: Allure Magazine