Larg metodave të zakonshme që përdorim shpesh për të larguar pushin e fytyrës, kjo metodë është shumë e thjeshtë dhe e këshilluar edhe nga dermatologët, sepse përveç që është natyrale, nuk dëmton, as acaron lëkurën.

Përbërësit:

1 lugë gjelle krem qumështi

1 lugë gjelle shafrani i Indisë (njihet edhe si kurkumë në gjuhën popullore. Një pluhur me ngjyrë të verdhë)

1 lugë gjelle miell bizelesh

1 filxhan kafeje qumësht të freskët (këshillohet qumësht lope)

Një tas për përzierje

Përgatitja

Përzieji në një tas të pastër të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene, gati si pastë. Para se të fillosh aplikimin në fytyrë, pastroje fillimisht fytyrën me ujë të rrjedhshëm dhe fshije. Fillo aplikimin e maskës në zona ku ke më shumë push (jo në zonat e tjera) dhe lëre të veprojë për 25-30 minuta. Për të pasur rezultatin e dëshiruar, përdor mollëzat e gishtave në drejtim të kundërt të qimeve në mënyrë që të shkëputen lehtësisht prej lëkurës. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm derisa në fytyrë të mos mbetet asnjë shenjë.