Nëse keni qenë të paktën në një dasmë shqiptare, me siguri i keni parë ato vajzat që nga mesi i dasmës i kanë hequr këpucët me taka dhe kanë dalë zbathur ose me një palë sandale ose këpucë te sheshta. Për komoditet e gjitha. Mirëpo, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut ka menduar për rehatinë e saj që në shtëpi, përpara se të nisej për në dasmën e Elitës dhe Gjikos.

Me fustanin e saj të kuq shumë gala, Ariana ka menduar duke qenë se nuk shihen këpucët, të veshë një palë atlete Balenciaga. Po, po nëse mendonit se Ariana ka veshur një palë sandale për kombinim me fustanin e kuq, gaboheni. Ajo ka zgjedhur që në dasmën e çiftit të famshëm të showbiz-t shqiptar të shkojë trendy, ndryshe nga të tjerat, por njëkohësisht të kërcejë sa të dojë pa ndjerë dhimbje takash në këmbët e saj.

Bravo Ariana, sapo u dhe vajzave një ide se si të vishen në dasmën e radhës.