Çifti i famshëm Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë shumë fansa, të cilët e shprehin vazhdimisht dëshirën e madhe që kanë për ta parë çiftin në altar dhe Gigi-n të veshur nuse. Ndërkohë që për t`i parë ata në altar, fansat duhet të presin edhe disa kohë, por Gigi-n nuse patën mundësi ta shihnin në sfilatën e Moschino-s.

Modelja mbylli sfilatën e Moschino-s, Pranverë-Verë 2019, me një fustan nusërie shumë të çuditshëm. Fustani ishte i shkurtër dhe i mbledhur nga poshtë, me një vello të madhe sipër kokës dhe shumë të gjatë që mbahej nga disa modelë të veshur me të zeza. Velloja kishte disa flutura, të cilat të jepnin përshtypjen se po fluturonin pas Gigi-t.

Një video tjetër po qarkullon në internet, ku modelja është në prapskenë dhe bërtet: “Burri im nuk erdhi, çfarë po ndodh?” Me siguri Gigi e ka bërë me humor këtë video dhe fansat e kanë shpërndarë duke etiketuar Zayn-in dhe duke i kërkur me shaka t`i japë zgjidhje kësaj gjëje.