Rachel Simpson dhe Tony Guerrero janë një çift nga Australia, të cilët menjëherë pasi u fejuan filluan të planifikonin dasmën e tyre. “Pas fejesës të gjithë na pyesnin nëse e kishim vendosur datën e dasmës”, -është shprehur Rachel për Daily Mail. “Për dy vite rresht ne kemi planifikuar dasmën tonë, kemi vizituar vende të ndryshme me pamje fantastike, por me një shërbim që linte për të dëshiruar. Pasi zgjodhëm vendin, filluam të mendonim për ushqimin, pijet dhe akomodimin”, -ka vazhduar të tregojë ajo.

Pasi i vendosën të gjitha këto, ata filluan të mendonin për ditën e dasmës. Rachel ka rrëfyer: “Me kokën që na vinte rrotull duhet të mendonim dhe planifikonim çdo gjë që duhej bërë ditën e dasmës, të takoje të ftuarit në çdo tavolinë, të bëje foto me ta, të mbanim një fjalim ku tregonim se sa u kënaqëm në dasmë dhe gjëra të tjera si këto, po romanca?

Thonë që dashuria nuk ka çmim, por një dasmë e mirëorganizuar ka. Me llogaritjet që bëmë, rezultoi se shpenzimet arrinin në 40,000 dollarë dhe të mendosh që kishim kursyer dhe kishim vetëm 90 të ftuar.

Duke menduar për të gjitha këto, ata filluan të pyesin njëri-tjetrin nëse t`ia mbathnin të dy bashkë ishte përgjigja që po kërkonin. “Ne nuk ishim të detyruar të bënim një dasmë vetëm sepse kështu është normale. Menjëherë pasi morëm vendimin për t`ia mbathur dhe për të bërë një ceremoni, ku ishim vetëm ne të dy, u ndjemë më të çliruar dhe më të emocionuar. Vendosëm një datë dhe i dhamë kohë vetes tre muaj për të organizuar çdo gjë. Mezi prisnim të vinte data.

Fillimisht kishte reagime të ndryshme nga familja dhe miqtë e ngushtë, pasi nuk e imagjinonin dot të mos ishin me ne në ditën e dasmës. Por ne i ndjemë betimet që bëmë për njëri-tjetrin dhe vendosëm që fillimi i një jete të re së bashku do të bëhej sipas rregullave, vlerave, besimit dhe dëshirave tona. Dhe të gjithë e respektuan këtë gjë”, -ka përfunduar Rachel.

Dhe si përfundim, çifti i dashuruar rezervoi një qëndrim 3-ditor në një pyll tropikal, në Springbrook Rainforest, ku qëndruan në një rezidencë luksoze. Ata kishin një fotograf dhe një kameraman, në mënyrë që t`i ndanin emocionet e atij momenti me të gjithë kur të ktheheshin. Në total shpenizmet shkuan jo më shumë se 6,000 dollarë.

Duhet të keni parasysh që ajo që shpenzoni nuk tregon se sa e doni njëri-tjetrin, thjesht bëni atë që ndjeni. Ne morëm vendimin më të mirë për ne, por i kuptojmë edhe ata që u mërzitën nga kjo gjë”, -ka përfunduar Rachel.

Aktualisht, çifti po shijojnë një muaj mjalti 2-mujor duke vizituar vende të ndryshme si Kroacia, Italia, Zvicra, Spanja dhe Islanda.

Përshtatur nga Daily Mail