Ndarja nga jeta e Dr. Florit ishte një humbje e madhe për muzikën shqiptare dhe mbi të gjitha për grupin e famshëm “West Side Family”. Dhe ndërsa të gjithë menduan se grupi do të ndalej pas tragjedisë, çunat treguan të kundërtën. Projekte të tjera, të lëna përgjysmë, u risollën në jetë nga Landi dhe Miri, por edhe nga vëllai i Dr. Florit, këngëtari Alban Kondi.

3 vite shumë të vështira pas 17 nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej në fakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm. 3 pika për retiçencë”, -ka shkruar Landi në Instagram, ku ka postuar një foto me Mirin dhe Albanin.

Albani ka qenë një bashkëpunëtor shumë i rëndësishëm i grupit në projektet e fundit si “Komshia” dhe “E imja” dhe, me sa duket, do të vazhdojë të jetë.