Kur bëhet fjalë për supermodele, çdo zgjedhje e tyre në aspektin e jashtëm është jo vetëm çështje stili, por menjëherë transformohet në preferencën e shumë vajzave. Kështu, të qenit në qendër të vëmendjes, e bën Emily Ratajkowskin që edhe një ecje në rrugë të duket e ngjashme si një pasarelë sepse ajo përcjell trendet e fundit të modës, pa mëdyshje.

E ndërsa temperaturat po bihen, supermodelja na dëshmoi një truk interesant për ta bërë më tërheqëse pamjen tuaj në këtë periudhë tranzitore moti, nga vjeshta në dimër. Duke veshur vetëm një fund mëndafshi të gjatë deri tek kyçi i këmbës  Emily na dëshmoi versionin e saj IN të fundit që nuk duhet t'i mungojë gardërobës suaj këtë sezon.

Një alternativë elegante veshje që me shumë stil zbulon gjithë asetet tuaja fizike, por ndërkohë që ju bën të dukeni trendy në sytë e objektivëve të paparacëve që ju ndjekin kur je personazh publik, apo të syve që nuk ju ndahen sapo kaloni në rrugë kur zgjedh të vishesh me stilin e njëjtë të Emily Ratajkowskit.

The Outnet, Çmimi: 396$

Çfarë prisni? Blijeni edhe ju!