Ndërsa, kryeqyteti i modës siç ndryshe njihet Milano ka një histori të gjatë standardesh të ushqimit të zgjedhur e sidomos të variteteve të makaronova më të mira që keni provuar në jetën tuaj, tashmë për t'ju përshtatur risive që ofrohen për të huajt, një kuzhinë dhe një ambient me dizajn bashkëkohor ofron gjithashtu komoditet për të gjithë ata që zgjedhin të konsumojnë vaktet e ushqimit jashtë hotelit, pra në restorante. Këtu keni listën e pesë vendeve të përzgjedhura më të sofistikuara të ngrënies në Milano, gati për të mirëpritur klientët elegant nga ata VIP tek njerëzit e thjeshtë:

Restoranti Niko Romito
Bulgari ka qenë prej kohësh qendra kryesore sociale për Javën e Modës në Milano duke siguruar një vend të "shenjtë" për njerëzit me influent në botën e modës. Kuzhineri Michelin, Niko Romito sapo i shtoi Milanos kryefjalën e kulinarisë dhe artit me restorantin e tij të ri që duket sikur je vendosur brenda një kopshti botanik. Linjës së restoranteve luksoze të Romitos i janë shtuar edhe ato në Dubai, Pekin dhe Shangai, në një kohë kur ikonat e industrisë së modës si Bella Hadid dhe Kendall Jenner fluturojnë në metropolet e fashion-it për performancat e tyre.
Restoranti Torre
I gjithë ambienti i këtij restoranti është i mbushur me vepra arti nga Jeff Koons, nga Miuçia Prada dhe koleksioni i famshëm i artit Patrizio Bertelli, skulptura nga Lucio Fontana dhe pjesë të zhvendosura nga restorantet origjinale të Four Seasons 1958 në Nju Jork. Kuzhinieri Fabio Cucchelli ofron pjata rajonale duke përfshirë një sërë antipastash, makarona, ushqim deti dhe specialitete lokale së bashku me një listë mbresëlënëse të varieteteve të verërave nga e gjithë bota. Sipër restorantit është një tarracë e përshtatur në një bar ku mund të shijosh horizontin mahnitës të Milanos, perëndimin e diellit teksa gjerb një kafe apo merr një pije tënden të preferuar.
Bistro Aimo and Nadia
Rossana Orlandi është një nga artistet më me ndikim në Milano, sidomos e njohur për stilin e saj ekletik dhe aftësinë për të zbuluar talentet e reja. Kështu, ajo ideoi ambientin më të ri, në atë që njihet ndryshe si perandoria e Aimo and Nadia, një hapësirë me dizajn bashkëkohor kur shkrihen kuzhina klasike italiane me filozofinë kreative të Rossanën. Arti mural, printimet, nuancat e smeraldit tejet vibruese i japin gjithë këtij ambienti luksin dhe hijeshinë e nevojshme.
LuBar
Stilistët tashmë kanë hapur në Itali restorantet nën emrat e tyre dhe markat e forta si formë tërheqje si: Armani Restorant, Ceresio 7 nga Dsqaured2 dhe Bar Martini i Dolce & Gabbana. Në mënyrë të ngjashme, LùBar ka lindur nga origjina e modës, e drejtuar nga fëmijët e Luisa Beccaria: Lucrezia, Lucilla dhe Ludovico (tre nga pesë vëllezërit e motrat janë të përfshira në të). Restoranti i stilit siçilian zë një pjesë të Galleria d'Arte Moderna, ku dritat e neonit dhe pemët e palmave janë krejt ndryshe nga arkitektura e stilit barok të shekullit të 17-të. Ka shpesh muzikë live dhe është tipikisht një ambient që ofron një hapësirë ideale për një takim me miqtë, familjen, etj.
Pacifico
Një restorant ku kombinohen kuzhina peruane e cilësisë së larte me një ambient të këndshëm dhe bashkëkohor. Një nga hapësirat më me stil në Milano, i frymëzuar nga art deco me tapiceri prej pelushi dhe letër muri Hermes. Një vend që do e dashuroni!

Burimi: Vogue.Com