Gratë gjatë shtatzënisë në përgjithësi nga lodhja (dhe më të drejtë) nuk është se i kushtojnë shumë rëndësi veshjes. Mjafton të jetë e rehatshme dhe ato dalin pa e vrarë mendjen se ku po shkojnë. Jo të gjitha kuptohet. Ka edhe nga ato që janë shumë të kujdesshme dhe nuk lënë dyqan pa kontrolluar për veshjet e shtatzënisë. Mirëpo, ne sot përmes vajzave të famshme që kanë qenë shtatzënë do t’ju japim disa ide se si të visheni në përditshmëri ose edhe në festa të veçanta.

Xhensila Myrtezaj e mohoi sa e mohoi shtatzëninë, por më në fund e pranoi kur barku filloi t’i dukej. Ajo është një ndër vajzat më të komentuara shtatzënë, pasi ajo dhe Besi duhen aq shumë nga fansat e tyre. Xhensila gjatë shtatzënisë ka zgjedhur kryesisht fustanet e gjërë, por ka pasur raste kur ajo ka preferuar edhe ato fustane me rrip, pa pasur fare drojë për të treguar kilet që ka marrë gjatë shtatzënisë. Xhensila madje guxoi edhe me fustane të shkurtër, sigurisht përpara se të shkonte drejt muajve të fundit të shtatzënisë.

Ndryshe nga Xhensila me fustanet e gjera, Jona Spahiu pasi e pohoi shtatzëninë, nuk kishte më fare siklet të vishte edhe fustane të ngushtë pas trupin, që i tregonin format, por edhe barkun e rrumbullakosur.

 

Me një stil më ndryshe se vajzat e tjera, Floriana Garo preferoi gjatë shtatzënisë, fustanet e gjëra dhe klasike siç vishej edhe para shtatzënisë.

Po Adelina Tahiri? Ajo në përditshmëri nuk ndryshoi shumë stil gjatë shtazënisë. Mirëpo, në festa sigurisht që zgjodhi fustanët e gjërë me thekë, si për shembull atë fustanin e bardhë të baby shower-t të djalit.