Rikthimi i Monika Stafës pas 2-vjetësh larg studios së lajmeve të Top Channel u kthye në lajmin e ditës pak ditë më parë. Por pas tij, nuk munguan as komentet për “rivalitetin” mes dy gazetareve dhe moderatoreve që pak vite më parë kanë debatuar edhe virtualisht. Menjëherë lajmi se Beti Njuma do të largohej nga Top Channel u bë viral, por arsyeja, pa asnjë dyshim, nuk ka të bëjë aspak me rikthimin e Stafës në Top. Lajmi se Beti është larguar nga ekrani i madh për të pranuar një ofertë të majme nga Ora News, është konfirmuar sot nga vetë gazetarja.

Beti Njuma, pas 14-vjetësh punë në Top, ka vendosur të largohet për të pranuar ofertën e Ylli Ndroqit në Ora News. Newsbomb raporton fillimisht se Beti Njumës i është propozuar posti i drejtoreshës së informacionit, post të cilin më herët e mbante Ilva Tare. Edhe vetë Beti, duke e publikuar lajmin në profilin e saj, ka konfirmuar se kjo lëvizje, tashmë është vendosur.