Nuk ishte aspak e zakontë ajo që u pa në dasmën e kësaj fundjave. Shumë larg pritshmërive të të gjithëve, nusja kishte marrë një pamje tjetër. Dikush mbretërore, dikush elegante, një tjetër princeshë, shumë prej nuseve të njohura të vitit të fundit kanë shkëlqyer në altar, por Elita, pa dyshim, qëndron ndër më të bukurave.

Zgjedhja e fustaneve të saj ishte e veçantë. Prej disa muajsh, edhe pse të gjithë publikut nuk po i  rrëfente të vërtetën, Elita kishte nisur të përgatitej për veshjen e ditës së madhe. Dhe për t’iu përshtatur stilit të saj, për fustanin e bardhë qëndroi mes dy zgjedhjeve. Me të parën, një princeshë klasike, ndërsa me të dytën, një nuse moderne dhe praktike, një nuse e kohës sonë.

Çifti shkëlqeu në ceremoninë e 21 shtatorit, mirëpo Elita ishte ajo që mori gjithë vëmendjen. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Gjiko, jashtë veshjes së tij të zakonshme prej repisti, u ra në sy të gjithë të ftuarëve, pa diskutim, por kush më shumë se Elita do të mbërthente sytë kureshtarë. Në fund të fundit, nusja është ajo që presim të gjithë të shohim.

Por ajo që u shfaq pas fustanit të parë, ishte një tjetër nuse. Elita nuk kishte dashur të ishte kaq tradicionale si një pjesë e mirë e nuseve tona. Përkundrazi. Që në fillim, kur nisi të mendonte për atë që do të vinshte në ditën e saj më të bukur, e kishte të projektuar në kokë si do dukej. Por bashkë me nusen, edhe ajo që e konkretizoi fustanin e ëndrrave.

Dhe zgjedhja e dytë ishte ideale. Pas ceremonisë së betimit, puthjes së parë burrë e grua, vallëzimit të parë, erdhi momenti tjetër – ai që të bën të gëzosh çdo copëz të dasmës. Nuk ndodh shpesh të shohësh një nuse me fustan të dizenjuar në mënyrë të atillë, askush nuk arrin të mendojë sa bukur duket një fustan nusërie me thekë, por stilistja e Elitës ia doli të realizojë një krijim të guximshëm – një veshje të mrekullueshme që mund ta ketë ëndërr çdo vajzë.

Po kush qëndron pas fustanit unik që kishte veshur Elita ditën e dasmës? Stilistes nga Peja, Fjolla Nila, nuk i ka shkuar e gjithë puna fjollë kur ka vendosur të krijojë për Elitën. Nuk është e thjeshtë të krijosh për një personazh si ajo, por në fund, kënaqësia që merr nga ajo është e pakrahsueshme me asgjë tjetër.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

So beautiful, stunning and timeless bride @elita.rudi â?¨ð??? #fjollanilaofficial

A post shared by Fjolla Nila (@fjollanilaofficial) on

Duke shpjeguar më shumë detaje për këtë krijim unik, enkas për Elitën, Fjollës i janë dashur plot tre muaj. Gjithçka keni parë në trupin e saj ishte i gjithi punim dore, aspak i zakontë, por origjinal dhe unik. Duke e njohur mirë Elitën, meqenëse bashkëpunojnë prej shumë vitesh, Fjolla thjesht konkretizoi atë që moderatorja kishte në kokë.

Stilistja e Kosovës na ka treguar se fustani është i realizuar me kristale, gurë dhe detaje të tjera që bëjnë këtë fustan të duket unik, ashtu siç e donte dhe ëndërronte Elita. Menjëherë pas dasmës, Elita kishte një mesazh për Fjollën – atë që ia bëri ëndrrën realitet dhe që e bëri të shkëlqejë si asnjë nuse tjetër nga ato që kemi parë së fundi: “Ju besoj punën jo vetëm për një natë, por krejt vitin, ju dua”, - shkroi moderatorja për stilisten e saj të zemrës, Fjolla Nila.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Ju besoj punen jo vetem per nje nate po krejt vitin , ju dua ❤️❤️❤️ @fjollanilaofficial @sellmakasumoviq @kacilleshi

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Nëse do të udhëtoni për pak minuta në Instagramin e Elitës, do të shikoni se moderatorja bashkëpunon me stilisten nga Peja edhe për fustanet e mrekullueshme që vesh në emisionin “Elite Show” apo edhe për veshjet në evente speciale.

Dita e madhe e Elitës s’mund të ishte e zakonshme as për Fjollën. Si kurrë më parë, ajo ia arriti të projektojë një fustan modern, tërësisht të personalizuar. Si ata që veshin sirenat, nuset mahnitëse dhe Elitare. Ndaj edhe Elita Rudit i shkoi gjithçka Fjollë…