Ajo është vërtet një vajzë me fat dhe këtë e ka dëshmuar kohë pas kohe! Partneri i saj, sportisti çek Jakub Kindl, i cili zyrtarisht është edhe bashkëshorti i saj di si ta surprizojë supermodelen shqiptare në mënyrë mjaft unike. Sidomos, kur bëhet fjalë për ditë të shënuara e përvjetore speciale.

Supermodelja shqiptare feston sot pesë vjetorin e njohjes me partnerin dhe nuk mund të kishte ditë më jubilare për ta kujtuar historinë e dashurisë tyre përmes fotosh të papublikuara më parë e surprizave me të cilat është zgjuar Afërdita sot.

Kështu, ka qenë bashkëshorti i saj që në mëngjes herët, i ka çuar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, të cilat ia ka vendosur në shtrat duke gjetur mënyrën origjinale për ta surprizuar.

Ndaj, ajo nuk ka vonuar dhe e ka ndarë këtë moment magjik me të gjithë fansat, ndërsa ka shkruar në foto: "U zgjova kështu sot, pesë vite më takova bashkëshortin tim"!