Fakti që ajo jeton në kontinentin e largët të Amerikës nuk përbën problem në çështjen e organizimit apo krijimit të detajeve për ditën më të bukur të jetës! Sepse me Class zhbëhen kufijtë dhe gjithçka afër ëndrrës materializohet më së miri në realitet. Kështu ndodhi edhe me dasmën e Erjolës dhe Gentit! Një nga nuset  më elegante të martuara në Class, që jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mjaftuan disa video call me të, disa ide të menduara dhe të propozuara virtualisht, tri biseda në skype dhe nusja e ardhshme u përball me çdo element të mirëmenduar vetëm në javën e fundit përpara dasmës, kohë kur ajo edhe partneri i saj erdhën në Tiranë për t'i vendosur vulën përfundimtare projektit të konkretizuar më së miri tashmë.

Nga dekori me 50 mijë lule natyrale, tek ndriçimi maksimal, pa frikë mund të thuhet se dasma e saj ka qenë ndër organizimet më madhështore që Class ka realizuar vitet e fundit. Tetë struktura të varura nga gjashtë metra secila, të pozicionuara në sallën e mbushur plot me gjelbërim natyral dhe lule. Një kopësht i vërtetë, ku loja me nuancat e theksuara e bënte edhe më atraktive gjithë atmosferën që krijonte idenë e një skenografie të mirfilltë.

Lulet e shumta në ngjyrë rozë dhe jeshile, si edhe sfondi i çiftit i gjithi i mbushur me lule natyrale bën që kjo dasmë të ishte "kopsitur" mjeshtërisht në çdo detaj të sajin. Dyshemeja e hotel Plaza në kryeqytet u bë e gjitha e zezë, ndërsa dekori kishte edhe elemente të pasqyrës që reflektonin në të gjitha detajet. Pjesa anësore e Plazës u modifikua me panele të bardhë dhe shirita tablex pasqyrë, pecetat u personalizuan me inicialet e emrave të çiftit, sotopjatat të gjitha u krijuan si një koleksion i ri enkas për këtë dasmë.

Ndërkohë, që të gjithë ceremoninë e shoqëroi një thënie që personifikonte historinë e vetë çifti "So it begins"...Një organizim i jashtëzakonshëm me 250 të ftuar dhe emocione të shprehura në një video që shumëkush nga ju e kujton...Erjola e veshur nuse kur u përball të parën herë me ambientin e dekoruar , nuk i fshehu emocionet, por i shprehu përmes lotësh dhe një "Faleminderit" të thënë me zemër! Një detaj tjetër i preferuar vërtet nga dasma e Erjolës dhe Gentit, ishte këndi i after party, bari i improvizuar enkas për këtë dasmë, që në fokus të tij kishte një slogan: "Drunk in love"! 

Sepse në Class ajo materializoi ëndrrën e saj në ditën më të bukur të jetës!

FOTO: Class Photography by Orsola Mema