Gjithçka ishte speciale në dasmën e Junës! U fol gjatë edhe disa ditë pas përfundimit të kësaj ceremonie, sepse realisht qëlloi të ishte një nga organizmet më madhështore që Class Events ka organizuar në këto vite.

500 të ftuar që e jetuan çdo emocion dhe dimension të dasmës së Junës brenda një tende të vendosur buzë detit në Karpen të Kavajës. Punohej me turne, 24 orë në 24, natë e ditë për të materializuar më së miri ëndrrën e Junës në ditën më të bukur të jetës së saj. Një tendë gjigante, në të cilën u krijua ideja e një kopshti me gjelbërim dhe lule natyrale që dominon çdo hapësirë të saj, në tavan, në tavolina, kudo. Gjelbërimi derdhej nga tavani dhe futej në tendë, për të krijuar një harmoni perfekte me linjën e shandeljerëve me ndriçim të prodhuar posaçërisht për këtë dasmë.

500 karrige të stilit napoleon, transparente, shandanë të rinj, një dysheme e bardhë e ndërtuar e gjitha nga fillimi në një kohë rekord, ndërsa në të gjithë dasmën ishin të dukshme nuancat që feksnin, nga ato pastel, tek luleboret jeshile, lulet vjollcë, e shumë detaje të tjera.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Për herë të parë ndodh në Shqipëri që në një dasmë të kishte edhe një të ftuar special. Një wedding painter, një vajzë e talentuar që qëndroi gjithë kohës aty dhe vizatoi në një tablo reale imazhe nga dasma, të cilat më pas mbetën kujtimi më i bukur nga ky organizim i jashtëzakonshëm.

Sepse me Class Events ëndrrat marrin formë dhe përjetësohen deri në infinit...

FOTO: Class Photography by Orsola Mema