Kultura është identiteti i një kombi dhe përmes saj, ashtu e trashëguar vit pas viti ajo vjen në sytë e artdashësve për t'u përkujtuar përmes ngjarjesh dhe aktivitetesh nga më të ndryshmet. Tradita e vjetër, bashkë me dëshirën e ruajtjes dhe mbrojtjes të asaj që ndryshe njihet si trashëgimia kulturore është përveç pasuria e ruajtur e në piktura, artefakte, imazhe, prodhime artizanale, e gjithë zhanret e tjera të artit që përblidhen në një arkivë të pasur që sa herë ka ditë të shënuara i përshfaqen publikut në mënyrën më efikase të mundshme.

Kështu, dita e nesërme 29 shtatori përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, që këtë vit e transformojnë Shkodrën në kryeqytetin e aktiviteteve dhe evente të ndryshme që pritet të realizohen aty.

Një shoqëri e emancipuar shquhet edhe për artin, historinë e kulturën e trashëguar në kohëra e në breza. Ato dallohen nga kultura e mbrojtjes dhe e ruajtjes, nga mënyra edhe se si gëzojnë vlerat e trashëgimisë së tyre kulturore. Përveç vlerave e kërshërive të artefakteve si dëshmi materiale historike po edhe ato natyrore të ruajtura në shekuj, janë vlerat shpirtërore ato që njerëzit qoftë edhe individualisht i kanë dashur,i kanë trashëguar dhe i kanë pasuruar – vlera që bashkarisht edhe sot kemi përgjegjësinë t’i ruajmë e t’i gëzojmë për vete, por dhe për brezat që vijnë pas.

Prej muajsh, “Ti Institute” i është dedikuar pikërisht promovimit të vlerave shpirtërore shqiptare, përmbledhur si një buqetë elementesh artistikë bazuar në folklore të sjella në suazën e kontekstit bashkëkohor,përmes një spektakli të rrallë të ideuar për t’u realizuar në qytetin e Shkodrës. E kur përmendet Shkodra–s’do mend të kuptohet që të kuptohet e vetme pa artin e pasurinë që ofron Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Spektakli realizohet në zemër të Shkodrës, në pedonalen e qytetit, krijim i realizuar falë bashkëpunimit mes “Ti Institute” dhe Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

“Marubi i Fshehur” do shfaqet përmes rrëfenjave të rralla nga e ftuara speciale Linda Spahiu – që do nisë edhe kremtimin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore në ambientet e Muzeut “Marubi”.

“Përballë stilistit”: 4 stilistë Shqiptarë të kthyer në vendlindje enkas do rrëfejnë frymëzimin e tyre prej folklorit shqiptartë dokumentuar me mjeshtëri nga Marubi.

“Etno VibeShoç”: Mbrëmja ofron një spektakël artistik me elemente të gërshetuar me qëllim për t’i dhënë shkëlqim vlerave kulturore të trashëgimisë, që shpesh pa dashje vishet nga  pluhuri i harresës.

Vargje hyjnore të autorëve shkodranë që i thurën“Hymin” qytetit nuk do mund të mungonin. Fjalët e poezisë së Camajt, Zorbës, Pepës, e të tjerëve, do vijnë hijshëm prej zërit të artistes së njohur shkodrane, Ema Ndoja.

 

Ekspozimi i 40 krijimeve të posaçme kulmon spektaklin prej 15 modeleve të kuruara nga një skuadër profesionistësh.

Tinguj të kompozuar enkas për Etno Vibes nga kompozitori Altin Tila, i cili do shoqërojë spektaklin. Përformanca koregrafike e aktorit kosovar Florist Bajgora është dhurata e këtij spektakli.

Fotografë profesionist të dedikuar këtij spektakli do të faktojnë vlerat e akoma më tej, do kontribojnë në ndërtimin e Muzeut të Stilit të së ardhmes.

I gjithë spektakli kurohet nga një trup profesionistësh në make up, me teknika të posaçme tingulli e ndriçimi, si dhe vjen i pasuruar nga arkiva e fototekës ‘Marubi’. Frymëzuar nga vlerat e këtij qyteti, nuk ka sesi të mungojë kënga qytetare shkodrane që do bashkojë artistë, spektatorë e qytetarë të Shkodrës.

Është viti i dytë radhazi për ‘Ti Institute’ që realizonEtnoVibes, por sivjet cilësia prezantohet me një nivel klasi vlerash të artit bashkëkohor të frymëzuar nga tradita.