Lidhjen e gjatë të dashurisë, për të cilën Vilma Masha ka folur shumë pak në publik, sot e ka kurorëzuar në martesë. Pak kohë më parë, në një intervistë, Vilma deklaroi se po mendonte për një ceremoni dhe se kishte nisur përgatitjet. Si pak personazhe të njohur, gazetarja dhe moderatorja e Supersportit, nuk bëri zhurmë para dasmës. Askush nuk dinte detaje për ceremoninë e ditës së sotme, po të mos ishin disa nga miqtë e saj të ngushtë, të cilët nuk dinë të mbajnë sekrete.

Në praninë e familjarëve, të afërmve e miqve të rrethit të ngushtë, Vilma dhe partneri i saj, pasditen e sotme i kanë thënë zyrtarisht PO njëri-tjetrit në tarracën e bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj, kryetari i bashkisë, ka celebruar këtë martesë, e cila, është dëshmuar më pas edhe në rrjet nga disa copëza videosh dhe fotosh të miqve të ngushtë të Vilmës.

Elona Duro, Ilda Bejleri, Drini Zeqo dhe shumë të tjerë kanë postuar pak çaste nga momenti kur gazetarja dhe moderatorja i afrohet altarit bashkë me të atin.

E veshur me fustanin e bardhë elegant, më flokë të lëshuar me onde, Vilma është pritur dhe shoqëruar me duartrokitje deri në altar.

Drini Zeqo, ka regjistruar edhe momentin kur moderatorja, pas ceremonisë zyrtare, ka hedhur edhe lulet për mikeshat e saj.

Festa e nisur në tarracën e bashkisë, sapo ka nisur….