Ajo është treguar gjithmonë diskrete për gjërat e saj personale, që kanë të bëjnë me jetën private, bashkëshortin apo vajzën Mia. Ndoshta, fakti që ajo është çdo ditë të javës në ekran, përballë publikut, ose ndoshta është zgjedhje e saja që të mos e ndajë jetën private me çdokënd.
Por, nëse e keni vënë re edhe ju, Rudina Magjistari ka nisur ta thyejë pak "akullin" në këtë drejtim dhe këtë gjë ka nisur ta bëjë me të voglën Mia, fillimisht. Ajo ka nisur të shfaq foto të së bijës, herë me fytyrë e herë më në profil, por protagonizmi virtual në instagram është i dukshëm.
Vetëm sot, si rrallëherë, moderatorja e njohur ka vendosur të bëjë një dedikim plot ndjenjë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Bashkë me një foto të tijën, ajo ka shkruar disa fjalë zemre për të: "Dashuria e jetës time, miku im më i mirë, dashuria ime, bashkëshorti im"!
View this post on InstagramLove of my life â¤ï¸ @gym_n_juice.al #mylove #mybestfriend #mylovelyhubby
E ku ka më bukur se fjalët e shprehura publikisht për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, prezantueses së dashur për publikun shqiptar.