Të gjithëve mund të na ndodh që të ndihemi të stresuar dhe të pamotivuar në punë. Por, e keni pyetur veten se çfarë nuk shkon me punën tuaj apo se çfarë po bëni gabim? Ka disa zakone në punë, që mund të duken të vogla dhe pa rëndësi, por që në fakt mund të jenë pikërisht ato që po ju shkaktojnë stres gjatë ditës. Michelle Gibbings, një eksperte karriere, është shprehur për Daily Mail se ekzistojnë shtatë zakonë të këqija që mund t`ju shkatërrojnë karrierën.

1.Merrni më shumë se një javë pushime

Shumë njerëve u ndodh të ndihen fajtorë nëse marrin më shumë se një javë pushime dhe mendojnë se do të duken keq në sy të shefit. Por, në fakt është e nevojshme të merrni më shumë se një javë pushime, në mënyrë që të karikoheni, reflektoni dhe si pasojë të keni performancë më të lartë në punë.

2.Mos u shqetësoni për mërzitjen që ju shkaktohet në punë

Ndodh shpesh që të mërzitemi në punë, por faktikisht idetë më të mira, sipas Gibbings, vijnë kur jeni të mërzitur.

3.Mos shkoni kurrë vonë në takime

Kur shkoni vonë në takime u lini të tjerëve të kuptojnë që ‘koha juaj është më e vlefshme se koha e tyre’. Kështu që, harrojeni idenë e të shkuarit me vonesë në takime për t`i dhënë vetes rëndësi, pasi thjesht po fyeni të tjerët dhe kjo mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj me ta.

4.Mos e komplikoni punën më shumë nga sa duhet

Kur vendosni objektiva më të larta nga ato që mund të arrini është shumë e vështirë të bëni progres.

5.Mos flini kurrë vonë, pavarësisht sa e zënë mund të jeni

Nuk duhet ta lodhni trurin më shumë nga sa duhet, jepini vetes kohë për të pushuar.

6.Mos i ngarkoni vetes shumë detyra

Kur i ngarkoni vetes shumë detyra, vëmendja juaj shpërndahet, humbet përqëndrimin dhe si rrjedhojë bëheni më pak produktivë.

7.Mos u ndjeni të detyruar të thoni gjithmonë “po”

Nëse thoni gjithmonë “po” humbisni zërin dhe të drejtën për të gjetur balancën e jetës personale dhe asaj profesionale.

Michelle Gibbings është autorja e librit 'Career Leap: How to Reinvent and Liberate your Career'

Përshtatur nga Daily Mail