Në javët e fundit të shtatzënisë, Erioni dhe Ajola kishin mbërritur në 3-4 emra për djalin që do të vinte në jetë shumë shpejt. Siç tha edhe në media, kryetari i bashkisë së Tiranës, kishte vendosur që ta pagëzonte të birin me një emër shqiptar. Dhe menjëherë pas lindjes së tij, Veliaj tha se ende nuk e kishin vendosur emrin, por, veç shqiptar, ai do të ishte edhe tirons.

Vetëm një ditë pas kësaj deklarate, kryebashkiaku Veliaj zbuloi bashkë me fotot e para edhe emrin me të cilin pagëzoi fëmijën e parë. Kajan është tironsi më i ri i qytetit, po cili është kuptimi i emrit të tij? Pse zgjodhën pikërisht këtë emër kryetari Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola?

Mes listës së emrave shqiptarë të djemve gjendet edhe Kajan dhe kjo ishte e pritshme, nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të Veliajt. Por Kajan nuk gjendet vetëm në një listë me emra shqiptarë…

Cila është simbolika dhe kuptimi i këtij emri?

Zgjedhja e Veliajt, natyrisht, do të ishte unike. Por Kajan është edhe një emër universal. Sipas astrologjisë indiane, Kajan është një emër që përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme dhe karrierë (deri këtu shumë mirë ka menduar kryetari apo jo?)

Kajan është një emër që përfaqëson sukses, humanizën, orientuar drejt karrierës. Kajan është një emër që përfaqëson famë.

Njerëzit që mbajnë këtë emër, po sipas kësaj astrologjie, janë të prirur të jenë bujarë, shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice. Kjo është edhe arsyeja pse ky emër është një emër i besueshëm.

Kajan është një emër i prirur për të pasur vizion, diskret në raport me komunikimin me njerëzit, por shumë të shoqërueshëm dhe të dashur (mirë këtu me Ajolën?), kurajozë, guximtarë dhe të fiksuar pas perfeksionit (Ajola edhe këtu?) Sinqeriteti është një tipar që do ta shoqërojë gjithmonë këtë emër. Dhe shumë cilësi të tjera, pa dyshim….

Kajan, sipas astrologjisë indiane, simbolizon numrin 1. Prindërit e Kajan Veliajt paskan menduar gjatë, thellë dhe me shumë kujdes. Kajan është bekim.