Adelina Tahiri është nga ato personazhe të njohur shqiptarë që kur do publikon foto me bashkëshortin ose familjarë të tjerë. Ajo edhe me insistimin e fansave, pa qenë e bindur vetë nuk bën asnjë hap për të treguar më shumë nga jeta e saj personale. Së fundmi ajo është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit është Jon. E tunduar nga rrjetet sociale, Adelina ka publikuar vetëm foto me kurriz, ose imazhe të duarve të të voglit.

Mirëpo, tashmë një foto e re ka dalë ku Joni na shfaqet me fytyrë. I vogli edhe pse me emoj-n e syveve, sërish duket qartazi. Ai është një fëmijë mjaft i lezetshëm dhe duket që i ka në terezi gjërat. Nga ana tjetër mami Adelina duket më e lumtur se kurrë teksa mban në duar të birin.