Një çift që ka një martesë të qetë e të lumtur nuk mund ta “gëzojë” atë gjithmonë. Të paktën jo aq sa të shpëtojë nga spekulimet e ndryshme. Çifti i famshëm turk është goditja e fundit e mediave në vend, pas lajmit që këto të fundit publikuan pak kohë më parë.

 

Prindërit e një djali, aktorët e njohur Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel, janë vënë në shenjestër së fundi për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin pasur në martesën e tyre. Por, sipas gjasave, asgjë nuk i çon drejt divorcit. Lajmi që ka bërë bujë kohët e fundit nuk është i vërtetë dhe për këtë, ka reaguar ashpër Halit ndërsa është shfaqur me bashkëshorten në Etiler, të kapur prej dore.

Pasi ndaluan para reporterëve, çifti nuk iu shmang edhe pyetjes për divorcin: “Ne kemi një fëmijë, ndaj kushdo që shkruan të tilla lajme duhet të reflektojë. Janë thjesht thashetheme të shëmtuara”, – tha Halit Ergenç duke kërkuar që këto spekulime për martesën e tyre të marrin fund.

Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “1001 net”, ndërsa të dy luanin në rolet kryesore, Onur dhe Shehrazade.