Gucci është një prej firmave të luksit më të preferuara nga të gjithë, si meshkujt edhe femrat. Duket sikur çdo gjë që kjo firmë nxjerr shumë shpejt kthehet në trend, madje rrugëve të qytetit e shohim shpesh logon e saj, edhe pse në shumë raste në imitime. Nga t-shirtet e famshme me logon para, e deri të portofolat apo çantat, Gucci është ngado!

Por, cila është çanta e re e Gucci-t që do të shohim të pushtojë rrugët e qytetit shumë shpejt? Çanta e re në formë drejtkëndëshi ka tre shiritat tipik me ngjyrat jeshile dhe të kuqe dhe logon “GG”, që nuk mungon asnjëherë. Dhe mund ta bëni tuajën për 1750 dollarë.