Nuk është sekret që ndonjëherë të gjithë njerëzit e shijojnë të qëndruarit vetëm, pasi janë të lirshëm për të bërë gjërat që dëshirojnë. Ka një listë të gjatë të gjërave që vajzat i shijojnë teksa qëndrojnë vetëm në shtëpi. Nuk e dimë nëse i keni bërë edhe ju, por këto janë disa 10 gjërat që bëjnë vajzat kur mbeten në shtëpi dhe i shijojnë pa masë:

Hanë sa të duan

Pranojeni vajza! Kur jeni vetëm në shtëpi hani sa të doni dhe pa e vrarë mendjen sesi.

Shikojnë programe televizive pa kuptim

Ka disa programe televizive që nuk mund t’i shikoni me familjarët tuaj, prandaj kur vajzat janë vetëm e shijojnë këtë moment për të parë programin e tyre të preferuar.

Kërcejnë

Një vajzë vetëm në shtëpi është një profesioniste në balet. Kërcimin që ato bëjnë kur nuk ka njerëz në shtëpi, nuk e bëjnë asnjëherë në publik.

Shijojnë momentin

Ka edhe nga ata vajza që më në fund kanë një moment qetësie për veten dhe preferojnë ta shijojnë këtë pauzë nga fëmijët, bashkëshorti, shoqëria, puna…çdo gjë.

Qëndrojnë në vaskë me orë të tëra

Në vaskë me një gotë verë! Sa nevojë kanë vajzat për këtë moment që i relakson kaq shumë!

Lexojnë libra ose revista

Ritmi i jetës së përditshme ndoshta nuk ju jep mundësi vajzave të lexojnë shumë orë, mirëpo kur janë vetëm në shtëpi, leximi është një ndër gjërat e preferuara.

Ulen në divan dhe ndjejnë erën e pastërtisë

Pasi kanë bërë punët e shtëpisë, ato thjesht ulen në divan dhe ndjejnë aromën e mirë të shtëpisë, pas pastrimit me themel që kanë bërë.

Bëjnë punët e shtëpisë pa ndihmën e askujt

Me muzikën në maksimum (aq sa nuk i bezdis fqinjët) ju bëni punët e shtëpisë pa askënd nëpër këmb dhe ju shijon aq shumë!

Shkojnë në dyqan pa vrapuar

Kujdesin më të madh gratë e kanë për fëmijët dhe kur dalin për të bërë pazar mendjen e kanë tek ata. Kur ndodhen vetëm në shtëpi, shkojnë në dyqan pa e vrarë mendjen se fëmijët kanë mbetur në shtëpi pa mamin.

Flenë

E mbyllim me gjumin! Pasi keni bërë punët e shtëpi, drekën, një gjumë pa të bezdisur askush është ilaç!