2-vjetori i martesës së Elia Zaharias dhe Princit Leka përkoi edhe me 90-vjetorin e shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe ditëlindjen e Mbretit Zog. Mbrëmja e 8 tetorit, 2 vjet pas martesës së bujshme që mori vëmendjen edhe të mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, kishte të ftuar personalite të njohura shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, si edhe personazhe të njohur, artistë e miq të çiftit.   

Pritja elegante, e organizuar nga Elia Zaharia dhe Princi Leka, mblodhi në oborr edhe përfaqësues diplomatikë, njerëz të medias dhe përfaqësues të oborreve mbretërore. Elia, me kujdesin që gjithçka të ishte e kuruar në çdo element, ishte përpjekur që kjo festë e trefishtë të ishte një kujtim i bukur për oborrin.

Në insertin e përgatitur me këtë rast, kamera dhe mikrofoni i “Rudina”, ishin të pranishëm në festën e 8 tetorit për të mësuar më shumë rreth festës. Vetë Elia tha se zgjodhi të vishte një kostum popullor nga krahina e jugut për të përfaqësuar dhe promovuar kulturën tonë. Por nuk i shpëtoi as ngacmimit dhe kureshtjes së publikut nëse në planet e çiftit ka edhe një shtatzëni. Pa e anashkaluar pyetjen, Elia tha: “Këto janë gjëra që janë në dorë të Zotit dhe janë të mirëpritura…”

Ndërsa Princi, në fund të fjalimit të tij, nuk la pa falënderuar dashurinë e jetës së tij për faktin se ka qenë gjithmonë në krahun e tij: “Ajo është mbështetje dhe dashuri për mua.”