Nëse je një Dem në horoskop, atëherë duhet të kesh patjetër pothuaj të njëjtat karakteristika si shumica prej tyre. Edhe si Arbana Osmani. Moderatorja e njohur e ekranit bie dakord me analizën astrologjike që Demët e shpenzojnë pjesën më të madhe të parave për ushqim.

Mes shumë veçorive që mund të keni lexuar për veten dhe për shenjën së cilës i përkisni, ka edhe një detaj që shumë prej jush mund ta dinë, por nuk e kanë analizuar.

Në postimin e fundit të Arbana Osmanit, në Instastory, moderatorja ka vënë theksin te pika e parë në një listë sa u përket shpenzimeve. “Ku i shpenzojnë paratë të lindurit e shenjës së Demit?” Sipas këtij rezultati, Demat shpenzojnë shumë para për ushqim.

Duke qenë shenjë e Tokës, është e kuptueshme që Demi të shpenzojë më shumë para për ushqim dhe prodhimet e Tokës. Kujdesi i tepërt që kanë për të, mund t'u marrë të lindurve të Demit kohë nga jeta e tyre.

Demi adhuron shtëpinë dhe familjen, ashtu si edhe Arbana. I do gjërat luksoze, stolitë, rrobat e bukura. Demi është një shenjë që ka prioritet në jetë familjen dhe kush më mirë se Arbana mund ta vërtetojë këtë? Demi ëhstë një shenjë shumë kreative. Mund të mbulojë shumë fusha të artit si piktor, muzikant, skulptor etj.

Pasioni për gatimin dhe ushqimin e çuan Arbanën disa vite më parë, të publikonte edhe një libër me receta gatimi për njerëzit që do.