Vjeshta është në kulmin e saj, kështu që të gjitha veshjet prej kamoshi, Ò«antat, Ò«izmet apo këpucët duhet t’i bësh gati. Ndërsa shumë prej nesh janë gati për të veshur blerjet e reja, ka edhe nga ato që e kanë lënë mënjanë kamoshin për shkak të njollave që ka marrë. Mund të jenë ende në gjendje shumë të mirë, por njollat nuk janë asnjëherë të këndshme për syrin. Nëse ke menduar se nuk ka zgjidhje për këtë situatë, mos u shqetëso, sepse vetëm me disa mënyra të thjeshta në kushte shtëpie, gjithÒ«ka do të jetë më e thjeshtë.

Përdor pak uthull. Në sasinë e ujit, mund të hedhësh edhe pak uthull, nëse njolla është e fortë dhe shikon që nuk eliminohet vetëm me ujë. Uthulla ndihmon për të fshirë njollën, por në të njëjtën kohë nuk dëmton kamoshin. Ndonjëherë, edhe dyqanet ku shiten veshjet e kamoshit, servirin edhe uthullën speciale që shërben për pastrimin e tyre të vazhdueshëm, kështu që ky është një fakt që garanton se uthulla funksionon. Është një nga opsionet më të mira.

Përdor larjen me dorë. Nëse shqetësohesh vazhdimisht që kamoshi dëmtohet apo zbardhet nga larja në lavatriÒ«e, të gjitha veshjet e kamoshit laji më mirë me dorë. Edhe në këtë rast mund të kombinosh ujin e ngrohtë (jo të nxehtë) me pak uthull për pastrim më të mirë. Vetëm kujdes që shpëlarja të jetë me ujë të bollshëm, sepse, siÒ« dihet, kamoshi nuk është ndër materialet më të mira për t’u larë lehtësisht me dorë.

Përdor një lloj pastruesi enkas për kamoshin – Scotchgard. Një lloj spray, i cili ndihmon në eliminimin e të gjitha njollave, por edhe mbrojtës i materialit në të njëjtën kohë.

 

Njollat e xhinseve me ujë të ngohtë. Në një kohë kur shumë prej nesh nuk preferojnë t’i lajnë xhinset si zakonisht, është e sigurt që gjatë fërkimit, ato do të lënë njolla në veshjet e kamoshit. Pastroji njollat duke përdorur ujë të ngrohtë (uji i ngrohtë mund t’i fshijë njollat dhe pas tij uji i ftohtë për të mos zbardhur ngjyrën). Pa e fërkuar fort, në mënyrë që kamoshi të dëmtohet. Lëre të thahet në temperaturë ambienti.

Për pastrim: Për kamoshin përdor gjithmonë një peshqir të butë dhe pastroje me kujdes të gjithë copën, jo vetëm në vendet e njollave (peshqiri këshillohet të jetë i bardhë, në mënyrë që ngjyra e tij të mos transmetohet te kamoshi.)

Po ashtu, mbi peshqir (të lagur) mund të hedhësh edhe dy lugë gjelle uthull. Pas kësaj, pastro kamoshin me një furÒ«ë të butë dhëmbësh.