Gjatë udhëtimit të saj në Afrikë, Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump dha një intervistë ekskluzive për ABC, ku mes të tjerave foli edhe për lëvizjen #MeToo. Kur u pyet në lidhje me mendimin e saj për këtë lëvizje, Melania çuditi me deklaratën e saj duke u shprehur se gratë që akuzojnë meshkujt për abuzim seksual duhet të paraqesin prova.

Unë i mbështet gratë, ato duhet të dëgjohen. Duhet t`i mbështetim ato, por jo vetëm gratë, edhe meshkujt. Unë jam me gratë, por duhet të tregojmë edhe provat. Nuk mund të dalësh dhe të thuash ‘më kanë abuzuar seksualisht ose ti ma bëre këtë’, pasi ndonjëherë mediat shkojnë shumë larg dhe mënyra se si e trajtojnë një histori nuk është korrekte. Nuk është e drejtë”, është shprehur Zonja e Parë.

Nuk dihet se çfarë mendimi ka presidenti Donald Trump, i cili është akuzuar nga shumë gra për abuzim seksual, për këtë deklaratë të bashkëshortes.