Nëse je në një marrëdhënie të gjatë dhe po pyet veten nëse partneri do të të propozojë këtë vit, është koha ta mësosh nëpërmjet disa shenjave. Martesa është një hap mjaft i rëndësishëm dhe i vështirë në ditët tona dhe të marrësh një vendim të tillë nuk është aspak e lehtë. Nuk ka rëndësi se sa gjatë je në një lidhje, ka disa shenja që të kuptosh se ai brenda një vitI është i gatshëm të martohet me ty. Ndoshta 2016-a do të jetë viti më i lumtur për ty. Kontrollo një herë…

Ai të kushton vëmendje

Ndërsa shumë vajza përpiqen që të heqin vëmendjen e partnerit të tyre nga vajza të tjera, partneri yt nuk e ka mendjen tek askush përveç teje. Nuk të bën kurrë të ndihesh në siklet, të të vijë zor apo të bëhesh xheloze. Ti je e vetmja tek e cila ai është fokusuar dhe asgjë tjetër për të nuk ka rëndësi.

Dëshiron të jetë gjithmonë me ty

Nëse partneri dëshiron të shpenzojë ditë, natë, pushime dhe çdo aktivitet tjetër vetëm me ty, atëherë je me fat. Ka edhe nga ata që thonë se “duhet pak hapësirë me nesh”, si të duket kjo? Nëse dy njerëz ndajnë kohën më të gjatë bashkë, atëherë ka gjasa të jenë gjithmonë bashkë.

Ka plane për të ardhmen

I shmang ai zakonisht bisedat për të ardhmen? Nxehet zakonisht sa herë lind biseda për dasmën dhe fëmijët? Nëse ky nuk është partneri yt dhe nëse atij i pëlqen të flasë për të ardhmen dhe bën plane për ju të dy, besoje, ai është gati të martohet brenda një viti.

Ai bën të pamundurën të të bëjë të lumtur

Kudo që të jetë dhe çfarëdo që të jetë duke bërë, e bën për ty. Gjithçka që dëshiron është të të bëjë ty të lumtur. Kur ti ndihesh keq, ndihet keq edhe ai, kur vuan ti, vuan edhe ai, kur kënaqesh ti, kënaqet edhe ai. Ai nuk ka frikë asnjëherë nga problemet që mund të lindin në një marrëdhënie dhe është gjithmonë i gatshëm për të dhënë zgjidhje. Kjo është një shenjë që tregon se do të qëndrojë me ty në çdo situatë që të jesh.

Beson tek ty

Të fsheh ndonjë sekret? Mendon se po përpiqet të të fshehë diçka? Nëse je e bindur se të beson gjithçka dhe nuk fsheh asnjë sekret, do të thotë që është gati të bëjë një hap tjetër. Një martesë e suksesshme është e bazuar në respekt dhe besim, kështu që gjasat janë që dashuria juaj do të zgjatë gjithë jetën.

Ka dëshirë të jetojë me ty

Nëse ai të kërkon të jetoni bashkë, nuk do të thotë se po kërkon të kalojë natën me një femër, të ndajë qiranë apo të kursejë paratë. Kjo është një shenjë që ai ka diçka serioze dhe po kërkon më shumë se sa një natë pasionante në krevat.

Gjen gjithmonë kohë për të të parë

Nuk ka rëndësi se sa i zënë është - e gjen gjithmonë kohën të të vizitojë. Prishja e planeve nuk është karakteristikë për të. Ai e vlerëson shumë kohën që ndani bashkë dhe nuk do ta zëvendësonte këtë me asgjë tjetër në botë. Shkurt, e ndjen shumë mungesën tënde në çdo orë të ditës dhe mezi pret të të takojë.

Të bën edhe ty pjesë të jetës sociale

A të përfshin edhe ty në jetën e tij sociale? Je në çdo aktivitet të organizuar ku është edhe ai, në një party të punës së tij apo çdo lloj eventi tjetër, ai gjithmonë të fton për t’u kënaqur së bashku. Nëse je pjesë e jetës së tij sociale, me siguri do të jesh pjesë edhe e çdo dite të tijën deri në fund të jetës. Ji e sigurt.

Të pranon siç je

Ti je unike në mënyrën se si të shikon ai. Ai nuk kërkon të ndryshojë asgjë tek ty. Nëse të pranon dhe të dashuron ashtu siç je, është ndoshta shenja më e mirë që tregon se brenda një vit ai do të bëhet bashkëshorti yt.

Sigurisht, dashuria e vërtetë është e vetmja shenjë, e cila nuk ka nevojë për shenja të tjera, por ndonjëherë nuk është e mjaftueshme për të shkuar në martesë. Mos harro se marrëdhënia perfekte nuk ekziston, kështu që ji gati për të hedhur hapa të sigurt.