Channing Tatum ka një vajzë të re në jetën e tij.

Aktori 38-vjeçar thuhet se është në një lidhje me këngëtaren me famë botërore, Jessie J. Një burim ka konfirmuar për “People” se dyshja kanë filluar të shoqërohen me njëri-tjetrin. Që pas ndarjes nga aktorja Jenna Dewan në prill, kjo është hera e parë që Tatum përflitet për një lidhje të re.

Jessie J dhe Channing janë njohur së bashku në një klub golfi dhe kujt i shkonte mendje se ata mund të nisnin së bashku një romancë. Ata nuk kanë reaguar rreth këtij lajmi, mirëpo ku ka zë nuk është pa gjë. Nga ana tjetër ish-bashkëshortja e aktorit të “The Magic Mike”, vazhdon të jetë ende beqare.

Channing dhe Jenna i dhanë fund martesës së tyre 9-vjeçare, por thanë se do të mbeten miq të mirë.