Kjo nuk është një nga periudhat më të arta në jetën e artistes së famshme! Me probleme serioze të shëndetit mendor, Selena Gomez thonë mediat e huaja ka përfunduar e shtruar në një spital psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan.

Sipas raportimit të TMZ, pas transplantit të veshkës, problemet serioze në shëndetin e saj janë shtruar ndjeshëm, aq sa pas vizitës së fundit në spital, këngëtarja rezultoi se kishte një numër të ulët të qelizave të bardha në gjak. Kjo gjë duket se ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale, aq sa Selena është ndier e shkatërruar pasi ka mësuar të vërtetën shkruajnë mediat botërore. Menjëherë pas kësaj, ajo ka pësuar një krizë paniku. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pas vendimit të stafit mjekësor për ta mbajtur të shtruar aty në pavion këngëtaren, ndërkohë që ajo donte të linte spitalin.

Pas kësaj, Selena Gomez po qëndron e shtruar në një institucion psikiatrik ku po trajtohet për çrregullimet e saj mentale! Le të shpresojmë që gjendja e saj do të përmirësohet në vazhdim dhe këngëtarja do t'i rikthehet fuqishëm muzikës dhe angazhimeve të saj artistike!