Si rregull ne mendojmë se vetëm për arsye madhore një çift mund t’i japë fund martesës. Mirëpo, ndonjëherë ka edhe nga ata që ndahen për arsye nga më të çuditshmet. Bright Side ka mbledhur 10 arsyet më të pazakonta pse disa çifte janë divorcuar.

Rrjetet sociale

Ne kalojmë shumë kohë në rrjetet sociale dhe disa njerëz janë të fiksuar pas tyre. Për shembull, një grua nga India vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj, pasi ai nuk e ndryshoi statusin nga beqar në i martuar në Facebook.

Enët e palara

Sa shpesh ziheni me partnerin tuaj për enët e palara? A e imagjinoni dot se si një filxhan i palarë mund të bëhet shkak divorci? Neve na duket e pabesueshme, por ja që ka ndodhur. Një grua është ndarë nga bashkëshorti pasi ai e ka lënë filxhanin e palarë në lavaman. Ajo ka menduar se kjo është një shenjë indiference nga ana e tij për ta ndihmuar në punët e shtëpisë.

Mesazhet e pakthyera

Herës tjetër kur t’ju vijë një mesazh dhe ju e lexoni, por nuk ktheni përgjigje mendojeni dy herë pasi mund të përdoret kundër jush në gjykatë. Një grua nga Tajvani është divorcuar nga bashkëshorti i saj, pasi ai nuk i ka kthyer mesazhet edhe pse i la lexuar. Ajo madje ka treguar edhe mesazhet, duke pretenduar se ai e ka injoruar.

Mënyra e keqe se si e konsumon ushiqmin

Një grua nga Kuvajti u divorcua nga bashkëshorti i saj vetëm një javë pas martesës. Arsyeja? Burri i saj nuk hante siç duhet. Ai ndonjëherë nuk i preferonte pirunin dhe lugën, por e konsumonte ushqimin me dorë. Kjo ishte një gjë e patolerueshme për gruan.

Pastrimi kimik

Një fans i çmendur i futbollit është divorcuar nga bashkëshortja e tij për shkak të pastrimit kimik. Ai koleksiononte autografët e futbollistëve në një bluzë dhe gruaja e tij ka vendosur ta lajë. Si rrjedhojë, të gjithë autografët janë fshirë, por bashkë me to edhe gruaja.

Grimi

Vetëm disa ditë pas dasmës, një burrë braktisi gruan e tij pasi e pa atë pa grim. 34-vjeçarit nuk i ka pëlqeyer ajo e patrukuar kështu që ka vendosur që të ndahet. Ai madje e ka akuzuar 28-vjeçaren se përdorte shumë produkte kozmetike dhe vendoste qerpikë fallso.

Bindjet politike

Pas 22 vitesh së bashku, një grua nga Kalifornia vendosi të divorcohej nga bashkëshorti i saj, pasi zbuloi se ai kishte votuar për Donald Trump. Gruaja ka treguar se kur e ka mësuar këtë gjë ndihej e tradhtuar nga bashkëshorti i saj.

Pastrimi

Në vitin 2009 një gjermane u nda nga bashkëshorti, pas 15 vitesh martesë. Ajo ka treguar se arsyeja e ndarjes kishte qenë pastrimi që i bënte gjithmonë bashkëshortit dhe ai as që mundohej ndonjëherë ta ndihmonte. Asaj i dukej sikur sa vinte burri në shtëpi, vetëm rrëmujë dhe papastërti sillte.

Letra dashurie

Në Itali, një 99-vjeçar vendosi të ndahej nga gruaja pas 77 vitesh martesë. Ai gjeti letrat e gruas së tij qe ajo ia kishte dërguar një të dashuri sekret në vitin 1940. Gruaja u përpoq ta ruante martesën e saj, por 99-vjeçari e kishte marrë vendimin.

Pseudonimi në telefon

Në vitin 2009, një grua arabe vendosi të ndahej nga burri pas 17 vitesh martesë pasi mësoi pseudonimin që i kishte vendosur bashkëshorti në celular. Teksa kontrollonte në telefonin e tij, numrin e saj ai e kishte regjistruar “Guantanamo”, një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruaja u ofendua nga ky emër dhe kërkoi menjëherë divorcin edhe pse kjo ishte një shaka “e keqe”, por në thelb mbetej shaka. Gjithsesi burri nuk e bindi dot që ta falte.