Nëse e ndiqni Hilaria Baldwin në Instagram, jeni shumë të vetëdijshëm se gjithçka ajo poston është një fitore e radhës në fizikun e saj! Dhe ju ndoshta e dini se ajo e mirëpriti fëmijën e saj të katër, me bashkëshortin Alec Baldwin vetëm katër muaj më parë.

Por, si është e mundur që me katër fëmijë në vetëm katër vite e gjysmë, ajo të bëjë një jetë normale dhe të vijojë të shtojë sukseset në trupin e saj çdo ditë, duke u kthyer në një burim frymëzimi për shumë gra dhe vajza në mbarë botën?! "Duke qëndruar aktive edhe kur nuk dua, edhe kur jam aq e lodhur thjesht dua të ulem e të rrijë shtrirë gjë që mendoj se më bën mirë, sërish ngrihem dhe mendoj të bëjë gjënë që është më e shëndetshme për mua, e kjo e parë në afatgjatë", thotë WomensHealthMag.com.

"Edhe pse trupi im merr peshë shumë shpejt dhe dobësohet ngadalë, unë përpiqem të punoj çdo ditë", thotë ajo. Por, e gjithë kjo situatë nuk do të thotë të shkosh në palestër për orë të tëra. "Jam shumë aktive me fëmijët e mi, kështu që edhe nëse nuk shkoj në palestër, unë i bëj këto ushtrime brenda shtëpisë", vijon ajo.

Këshilla e saj për mamatë e reja që janë duke luftuar për të fituar super trupin në gjendjen postpartum? "E di që është shumë e vështirë, dhe ju jeni të lodhura. Por nëse mund të merrni të paktën  10, 15, ndoshta 30 minuta në ditë ju mund të vini nw lwvizje trupin tuaj, do të ndjeheni më energjike për fëmijët dhe më të lidhur me trupin. Nëse nuk jeni në gjendje të kujdeseni për veten, nuk do të jeni në gjendje të kujdeseni për dikë tjetër", përfundon Baldwin.

Dhe ka të drejtë apo jo?