Në ditëlindjen e Mozzik, e dashura e tij Loredana e pranoi disi se do të bëhen prindër për herë të parë. Gjëra të mira po na presin, njëra është shumë afër, shkroi Loredana në urimin e ditëlindjes. Pra, një bebe është rrugës. Edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht se Loredana është shtatzënë, sërish kanë dhënë shenja se së shpejti do të ndryshojnë status.

Mozzik-u madje sot na ka dhënë një tjetër sinjal. Në një foto të publikuar në Instagram ai tregon sa baba i mirë do të jetë. Në vizatim shihet një baba i cili sakrifikon për të shpëtuar djalin nga humnera. Këto janë sakrifica të mëdha që vetëm prindërit mund të bëjnë për fëmijët. Mozzik po na tregon se do të mundohet të jetë një baba i mirë!