Të shkoni në festa, bukur dhe shpejt? Zgjidhja qëndron tek modeli i flokëve. Hairstylist e Class Hair and Makeup Monaliza Kasaj na e jep zgjidhjen më të mirë. Për të mos u vonuar, por edhe për t’u dukur bukur, realizoni këtë model flokësh dhe do të nderoheni. Nëse fustani juaj është klasik, apo veshja juaj është paksa serioze, atëhëre e keni gjetur zgjidhjen ideale për flokët. Gjithçka çfarë ju duhet janë 4 llastikë flokësh dhe disa karfica. Si gjithmonë në fakt.

Monaliza jep ide të thjeshta, interesante dhe që janë të realizueshme në shtëpi. Ky model mund të realizohet vetë ose me ndihmën e një shoqje.