Mjafton një sy i shpejtë në llogaritë e bloggereve më të njohura në Instagram për të kuptuar se ka një tendencë që po e shohim gjithmonë e më shpesh në kombinimet e vajzave me shije… Ndër të tjera jemi duke folur për llojin e këpucës që po bëhet pjesë e çdo stili veshjeje, duke na treguar se atletet janë një “must” për të gjitha vajzat!

Kur flasim për atletet nuk kemi parasysh vetëm atletet e bardha klasike apo atletet tipike të vrapit, e kemi fjalin për të gjitha llojet e atleteve sepse nga sot, bëhuni gati të hiqni nga lista çdo tip këpuce tjetër!

Nëse deri dje keni menduar se nuk mund të shkoni në zyrë me atlete, këtë sezon do të kuptoni se jeni gabuar… Atletet me platformë janë ideale për t’u kombinuar me fustane të gjatë e të lirshëm ndërkohë që ato me gomë dhe në dukje të thjeshta, janë perfekte me funde  dhe idealë për të shkuar në punë çdo ditë.

Veshjet e zyrës nuk përjashtojnë edhe stilin më të guximshëm të atleteve, ato me xixa, me shkëlqim metalik apo edhe ato me ngjyra shumë të theksuara, ka gjithmonë një veshje me stil minimal që do të përshtatej shumë bukur me këtë tip atletesh. Atletet me ngjyra të ndezura janë zgjedhja ideale për ditët e vjeshtës, në sintoni perfekte me ngjyrat e natyrës dhe energjinë që ato përcjellin… Provoni të guxoni gjithashtu me atletet që janë dyngjyrëshe, përgjithësisht ato që kombinojnë të bardhën me një hije tjetër, të lehtë osë të forte…

Më në fund kemi tendencën që kemi kërkuar, të vetmen që bën bashkë rehatinë, klasin dhe stilin duke ju bërë të dukeni në formën më të mirë të mundshme!