K

Dasma që u ndoq nga sytë e të gjithë botës, ajo e Meghan Markle dhe Princit Harry, ishte menduar të kurohej deri në detaje. Që nga momenti kur u mësua se në Pallatin Mbretëror do të mbahej ceremonia në maj, të gjithë flisnin për çiftin më të ri të oborrit dhe për gjithçka që do të përfshihej në dasmën e tyre. Harry, ashtu si edhe i vëllai, më shumë se gjithçka tjetër, në dasmë dëshironte të ishte e pranishme nëna e tij e ndjerë. Dhe për këtë, bëri ç’ishte e mundur që mungesa e saj fizike të mos vihej re kur të gjitha simbolet e dasmës do të flisnin me gjuhën e saj.

 

Të shumtë qenë artikujt që para, gjatë, por edhe pas dasmës u shkruan për “praninë” e Princeshës Diana në dasmën mbretërore. Duke nisur që nga shijet e saj më të imta e për të shkuar tek unaza që Meghan mban në dorë. Cilën vajzë nuk ka bërë të ëndërrojë e cilën vajzë nuk ka emocionuar martesa e Meghan dhe Harry në maj të këtij viti?

Natyrisht, edhe Armina Mevlanin. Blogerja e njohur, me shije të hollë e stil unik, si njohëse e mirë e botës së modës, trendeve, pasarelave e detajeve të dekorit, nuk mund të zgjidhte asnjë tjetër veç Class Events për t’i bërë konkrete dëshirat e saj. Veç origjinalitetit dhe detajeve të veçanta, të personalizuara, fejesa e Arminës, përfshirë edhe disa elementë të dekorit, ishte frymëzuar nga dasma mbretërore.

Stili vjeshtor, me lule karakteristike, fruta të stinës dhe ngjyra të errëta nuk ishin vetëm simbole që flisnin për një festë në një ditë me diell të ngrohtë vjeshte, por rrëfenin edhe për një tendencë e cila, vitin e fundit, ka qenë e pranishme edhe te dasma e Meghan dhe Harry.

Dasma e madhe e Meghan Markle dhe Princit Harry, siç dihet, u mbajt në kishën St. George, në Windsor dhe ajo çka ra në sy te dekori, ishte mbulimi me lule mahnitëse i kështjellës mesjetare.

Floristja e njohur e eventeve të rëndësishme, Philippa Craddock, e cila dizenjoi dekorin fantastik të dasmës, u ndal edhe te zgjedhja e luleve kryesore. Trëndafilat e bardhë, ata që mbuluan portën e kishës, ishin të preferuarit e Princeshës Diana, ndaj, jo më kot Princi Harry i zgjodhi për të qenë në dasmën e tij.

Edhe Armina bëri pothuajse të njëjtën zgjedhje. Muri kryesor në hyrje të vendit ku u organizua ceremonia private, ishte dekoruar me trëndafila të bardhë. Ashtu si te dasma mbretërore, edhe Armina këtu do t’i ketë fotot zyrtare të kësaj dite speciale.

Stili Dolce Gabbana, marka e fustanit dhe sandaleve të saj, mbizotëronte në pothuaj të gjithë dekorin, me qëllim që gjithçka të dukej mahnitëse.

Por nuk mbaroi vetëm me vitrinën. Tryeza e të ftuarve dhe aksesorët e shtruar në të nuk ishin larg stilit mbretëror. Edhe këtu trëndafilat e bardhë thyenin ngjyrat e mbyllura të vjeshtës, por elementët gold ishin aksesorët që të çojnë sërish në stilin mbretëror. Karriget mondane ‘gold tiffany’, pecetat, menuja e gdhendur me emrat e Zenit dhe Arminës e gjithçka tjetër ju mundësojnë këto foto mund t’ju kthejë disa muaj pas, në dasmën e madhe të vitit, por kurrsesi nuk ju bëjnë më të mendoni për Meghan dhe Harry. Gjithçka bota pa në oborrin mbretëror, ne e pamë sot te festa e Arminës.