Adelina Tahiri u bë nënë e vogëlushit të quajtur Jon në gusht të këtij viti. Ajo u tregua e rezervuar për emrin e të birit dhe e bëri publik vetëm në ditët e fundit të shtatzënisë. Të njëjtën gjë po bën edhe me fytyrën e tij. Këngëtarja nuk preferon që ta ekspozojë të birin në rrjetet sociale dhe mundohet ta ruajë të fshehtë imazhin duke u treguar e kujdesshme që të mos i duket fytyra në fotot që poston. Në filllim ajo postoi një foto ku dukej vetëm dora e vogëlushit duke i uruar mirë se ardhjen. Dhe më pas ka postuar vetëm foto me kurriz ose duke ia mbuluar fytyrën.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Welcome to the world Little Prince ð??¼ð?¼ JON ð??¼ð?¼

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Por, Adelina e ka zbuluar pa dashje fytyrën e të birit duke postuar një foto të qartë të tij duke fjetur gjumë. Këngëtarja e ka fshirë direkt dhe e ka postuar me fytyrën të mbuluar me një zemër. Por, fotoja është ruajtur nga Xing.al. Duhet të themi që është fotoja më e ëmbël e Jonit që kemi parë deri sot.