Marrëdhënia me ish-in ndonjëherë është më e komplikuar nga sa mund ta kishit imagjinuar në momentin e ndarjes. Shumica e çifteve preferojnë që pas ndarjes mos ta shohin më me sy njëri-tjetrin, madje të shmangin çdo vend ku ekziston mundësia për ta parë, por ka edhe nga ata që preferojnë të mbeten miq. Ndodh shpesh që për një arsye apo për një tjetër, t`i ruash marrëdhëniet me ish të dashurin. Mund të ndodh që të dëgjoheni herë pas here, të flisni, pse jo edhe të mbeteni miq dhe të takoheni. Sidoqoftë, një pyetje mund t`ju ketë kaluar në mendje të paktën një herë në jetën tuaj: Ta pranoni apo jo një dhuratë nga ish-i? Me të drejtë mund të mendoni se në të dyja rastet mund t`i lini të kuptojë gjëra të paqena, por si do të vepronit në këtë rast? Dhe nëse ju ka ndodhur, si keni vepruar? Bëhuni pjesë e sondazhit të mëposhtëm.