Ardhja në jetë e një fëmije është ngjarje, jo vetëm për çiftin, por edhe për shumë pjesëtarë të tjerë të familjes. Përveç dashurisë që sjellin, bashkë me to vijnë edhe përgjegjësitë dhe detyrimet si prind, si nënë, si grua, etj.

Dhe le të jemi të sinqertë në këtë pikë: gjithçka ndryshon me lindjen e fëmijës! Po, kur ata janë tre?! Sigurisht, që gjërat bëhen edhe më të vështira. Kështu, jetesa e re në kontinentin e largët amerikan, për blogeren e njohur Estela Ujka, ka sjellë edhe një stil të ri përditshmërie dhe angazhimi, ku këtu bën pjesë sakaq edhe puna. Edhe pse nënë e tri fëmijëve, më e vogla Damar Brooklyn vetëm pak muajshe, ajo ka ndarë së fundmi me të gjithë ndjekësit virtual një problem me dy vajzat më të vogla të familjes.

"Nuk mund të jetë e vërtetë. Pas 8 orësh punë dhe 2 orë udhëtim me metro janë të dyja duke qarë”, ka shkruar Estela në një postim të fundit në instastory.

E situata të tilla, me siguri që janë me shumicë kohët e fundit për të, ndaj që në krye të herës ne e thamë...Edhe blogerja e njohur shqiptare, nuk bën përjashtim nga lista, është si të gjitha nënat e tjera kur vjen puna tek të papriturat me të cilat fëmijët të përballin çdo ditë!

Dhe ka të drejtë apo jo?