Kajan është qytetari më i ri i Tiranës dhe për faktin se është biri i dy prindërve të famshëm, sigurisht që prej ditës së parë të jetës e me gjasë shumë kohë më pas do të jetë pjesë e medias shqiptare, përmes lajmesh e fotografish interesante, që vetë prindërit e tij zgjedhin për të ndarë me ndjekësit virtual, apo në daljet e tyre publike.

Kështu, i pari ishte Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që lajmin e gëzueshëm të lindjes së djalit të tij, e përcolli përmes një fotoje shumë kuptimplotë dhe një dedikimi emocionues për çdokënd që mundi t'a lexojë atë.

E pak ditë më pas, ishte mami Ajola, ajo që fjalët e zemrës për pjesëtarin më të ri të familjes, ia bashkangjiti një fotoje të rrallë të shkrepur vetëm 12 orë përpara lindjes së Kajan.  "Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mencur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjysja Gano, dhe të jesh cool si xhaxhi Arbi. Nga mami tashmë t’i e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”, shkruan Ajola.

Ndërsa, dje sërish ajo ka preferuar që të ndajë, të njëjtën foto që i shoqi Erion Veliaj postoi ditën e parë të lindjes së të birit të tyre, ndërsa si dixhiturë plotësuese për të zgjodhi tri zemra.

Sigurisht, fjalët duken të tepërta në një foto të tillë kaq speciale!