Jeta pa telefonat celularë dhe pa shkëmbime mesazhesh është bërë e paimagjinueshme. I pandarë është bërë edhe përdorimi i ikonave të quajtura “emoji”, me anë të së cilave mund të shprehim fare mirë gjendjen tonë pa u munduar fare. Dhe për të gjithë adhuruesit e emoji ka një lajm të mirë. Ashtu siç e kishte paralajmëruar në korrik, Apple shtoi në Iphone-in tuaj edhe 70 emoji të reja, ku përfshihen emoji njerëzish me lloje të ndryshme flokësh, si dhe emoji kafshësh dhe ushqimesh. Nga fytyrat festive e deri te kafshët, ushqimet dhe shenja e syrit të keq, gjithçka që ju kishte munguar tashmë mund ta keni në tastierën tuaj.

Më poshtë keni të gjitha emoji-t e reja që tashmë i janë shtuar tastierës së Iphone-ve.