Romantike, feminile dhe super chic, fundet e tylit janë konsideruar si trendi i ri i sezonit vjeshtë-dimër dhe pasi e kemi parë fuqishëm në pasarela, moda “street style” po na thekson të njëjtën gjë, fundi i tylit duhet të jetë patjetër në gardërobën tuaj!

Në fillim ka qenë Carrie Bradshaw që na bëri të binim ne dashuri me këtë tendencë, më pas vajzat e famshme dhe bloggeret na treguan se fundi i tylit ishte një pjesë e rëndësishme stili dhe atë mund ta vishnim gjatë gjithë ditës, në punë, në mbrëmje…

Shumë prej jush mund ta konsiderojnë pak të ekzagjiruar, por nga çfarë po shohim dita-ditës fundi i tylit mund të na sjellë edhe një look të thjeshtë nëse ne vendosim ta kombinojmë me atlete e me aksesorë minimalistë.

Nuk ka rëndësi nëse është i shkurtër, treçerekësh ose i gjatë, lisho ose me printe, i thjeshtë ose me qëndisje, fundi i tylit duhet të jetë patjetër pjesë e gardërobës tuaj!