Lajmi se do të bëhet nënë gëzoi pa masë fansat e Almeda Abazit dhe bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman. Çifti do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Gjininë e bebit Almeda e tregoi disa ditë më parë dhe mesa duket ajo nuk është fare superticioze për muajt e parë të shtatzënisë. Ajo që tani ka filluar blerjet për të birin, por sigurisht edhe për veten dhe Tolgahan.

Duke qenë se familja e tyre po zgjerohet ata kanë vendosur të blejnë një shtëpi në periferi të Stambollit, në Çekmekoy. Sipas mediave turke, vila lukzose e çiftit kushton 4.5 milion lira turke dhe është 4 katëshe. Çifti i famshëm do të zhvendosen në shtëpinë e re në fund të këtij muaji aty ku do të presin edhe ardhjen në jetë të djalit të tyre!