Ata paralajmëruan lindjen e birit të tyre me një foto shumë të bukur, mbi të gjitha domethënëse! Aq e afërt duket kjo ndjesi, sa na duket sikur Kajan ka lindur dje! Por, në fakt kanë kaluar plot 30 ditë që kur ai erdhi në jetë për t'i plotësuar tërësisht prindërit e tij të njohur Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj! Dhe nuk mund të ketë arsye më madhore se kjo për t'a kujtuar këtë moment të rrallë në jetën e prindërve më të rinj të kryeqytetit.

Dhe siç është kthyer tashmë në një traditë, për më të vegjëlit e familjes nuk festohen vetëm ditëlindjet jubilare si 1 vjetori, 2 vjetori, por, sidomos ai i muajit të parë të jetës është më i bukuri dhe më domethënësi, njëherësh. Ndaj, ata kanë vendosur që ta shijojnë në mënyrën e tyre dhe me një simbol ëmbëlsie siç është torta në kësi rastesh.

Sipas Tiranapost, një tortë e madhe, e bardhë e zbukuruar me ëngjëj prej kremi sheqeri ishte zgjedhja e mami Ajolës dhe babi Erionit për të festuar në mënyrë speciale këtë ditë po kaq speciale për ta siç është 1 mujori i jetës së të voglit Kajan!

Dhe është kaq e bukur apo jo?