Nëse nuk do të ishte për videon e publikuar mbrëmjen e djeshme, që dëshmoi se festat këtë vit erdhën më herët në familjen e tyre, vështirë se do ta shkruhej sot për një shtatzëni të mundshme të saj. Sepse vetëm pak ditë më parë, ka qenë vetë Rezarta Shkurta që përmes një postimi në instagram tregoi hapur dëshirën e vajzës së saj Hera, që me bindje të plotë tashmë i kërkonte prindërve një vëlla ose një motër, por ata nuk ishin gati!

Ka qenë Iconstyle që për herë të parë sot publikoi një lajm në lidhje me një shtatzëni të mundshme të Rezartës, e për të cilën i referohej barkut të fryrë që shfaqej në një moment gjatë videos së mbrëmshme.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Hera vendosi qe festat te fillojne sot ne familjen tone❤️

A post shared by Hera Company (@rezartashkurta) on

Por, menjëherë ka reaguar Rezarta përmes një postimi të pak minutave më parë në instastory. "Lajm i rremë! Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas se po më urojnë shumë miq, ju them: nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur", ka shkruar ajo!

Dhe me këtë besoj e mësuam njëherë e mirë të vërtetën!