Shumica e vajzave bien dakord në një pikë: grimi i bën ato të duken më të bukura. Koncepti i bukurisë është subjektiv, por gjithsesi vajzat ndryshojnë kur vendosin grim. Kjo është pak, por e sigurt. Grimi është një formë arti dhe nëse e realizoni mirë dukeni bukur në perfeksion. Por si ta arrini këtë perfeksion? Bright Side ju këshillon si të shmangni gabimet gjatë grimit:

Të aplikoni fondatinën në një lëkurë të thatë

Shumë vajza gabojnë që e vendosin fondatinën në një lëkurë të thatë komplet. Nëse jeni në grupin e vajzave që keni një lëkurë të thatë duhet me patjetër që të vendosni një krem përpara fondatinës.

Aplikimi i buzëkuqit në buzë të thata

E njëjta gjë ndodh si me lëkurën ashtu edhe me buzët. Nëse keni buzë të thata, mos e vendosni asnjëherë buzëkuqin të parin. Filloni të lyeni buzët me zbutës dhe më pas vendosni buzëkuqin.

Mosvendosja e fondatinës edhe në mjekër

Kur vendosin fondatinën, shumë vajza harrojnë të lyejnë edhe qafën. Ky zakon i keq ju krijon një vijë ndarëse tek mjekra dhe duket që nuk e keni hapur mirë fondatinën. Mënyra më e mirë është që të lyeni edhe qafën në mënyrë që kjo vijë të mos bjerë shumë në sy.

Mosndërrimi i fondatinës gjatë verës

Në të njëjtën mënyrë që ju ndryshoni rrobat për shkak të ndryshimeve të temperaturave, ashtu duhet të ndryshoni edhe ngjyrën e fondatinës. 9 nga 10 njerëz ndryshojnë ngjyrën e fondatinës nga 1-4 numra më të errët gjatë verës për shkak të ekspozimit në diell.

Përdorimi i tepërt i ngjitësit për qerpikët fallso

Kur vendosni qerpikë fallso është shumë e rëndësishme që të përdorni sasinë e duhur të ngjitësit. Shumë vajza e keqpërdorin dhe duken aspak bukur. Koha e duhur që ngjitësi thahet është 40-50 sekonda. Mos harroni të vendosni pak më shumë ngjitës në skajet e rëna që tentojnë të dalin më shpejt.

Mospastrimi i furçave

Nëse mendoni se furçat e grimit nuk duhen pastruar e keni gabim. Furçat e pista krijojnë baktere të dëmshme që mund t’i shkaktojnë lëkurës irritim dhe akne. Ju duhet t’i lani furçat e grimit një herë në javë në mënyrë që ato të zgjasin sa më shumë.

Mbajtja e produkteve të grimit në tualet

Nëse gjithmonë ke pyetur veten pse mamaja jote e mbante buzëkuqin në frigorifer, është koha për ta mësuar tani pse. Shumë produkte bukurie përmbajnë vajra natyrore dhe dylli që mund të shkatërrohen kur ekspozohen në temperatura të larta, sidomos gjatë verës. Kjo do të thotë që ju duhet të bëni disa “dhoma” në frigorifer për të ruajtur kremin tuaj, parfumin, maskën e fytyrës, lapsin e syve dhe buzëkuqët. Në këtë mënyrë ato do të jenë më të freskëta sa herë që i përdorni.

Ju po dështoni në konturim

Që në momentin që Kim Kardashian filloi konturimet, shumë vajza aplikuan të njëjtën metodë duke parë pafund tutorials në Youtube. Gjithsesi, nëse ju po e bëni këtë gjë gabim, mos vazhdoni ta bëni më. Konturimi kalon në 4 hapa bazike: Aplikoni fondatinën në pjesën e ballit, mollëzave, hundës dhe në anësore të mjekrës. Nëse e bëni këtë gjë siç duhet, nuk ka arsye pse të dështoni.

Ta teproni me pluhrin e vetullave

Mos e teproni me pluhurin e vetullave. Vërtet ju e keni gjetur ngjyrën që ju përshtatet më së miri për vetullat tuaj, por nëse vendosni më shumë seç duhet, do t’i bëni ato të duken më të trasha dhe aspak bukur.