Ruby Lee nuk i përmbushte kriteret për të fituar punën e ëndrrave, por pas një interviste dhe 10 ditësh pritje, ajo e fitoi pozicionin e ëndërruar. Tanimë, ajo po inkurajon të tjerët të guxojnë dhe të aplikojnë për një punë që e dëshirojnë, por që mendojnë se nuk janë të kualifikuar. Ruby Lee theksoi tri gjëra që duhet të keni parasysh nëse doni të punësoheni, edhe pse e dini që nuk i përmbushni kriteret e kërkuara.

Kërkoni në më shumë se një faqe interneti

Zakonisht njerëzit përdorin të njëjtat faqe tradicionale në internet për të kërkuar punë. Lee tregon se edhe rrjetet sociale mund të jenë një ndihmë e madhe për të gjetur punë. Ajo ka treguar se falë Twitter-it gjeti pozicionin perfekt.

Fokusohuni në aftësitë tuaja më të mira

Në universitet shkoni për të marrë një diplomë dhe për t`u perfeksionuar në profesionin tuaj, por ka disa aftësi që nuk mësohen në shkollë dhe që mund t`ju vlejnë shumë. Gjëra si: të punosh shpejtë, të jesh një lider i mirë, një dëgjues apo orator i mirë, vlerësohen shumë. Thjesht duhet t`i tregoni intervistuesit që ju i keni këto cilësi.

Prezantojeni veten në mënyrën më të mirë

Nuk ka rëndësi për çfarë pune po aplikoni, e rëndësishme është të tregoni menjëherë pse jeni kandidatja ideale. Edhe pse kishte kandidatë shumë herë më të kualifikuar, Lee e fitoi pozicionin falë dëshirës së saj për ta përvetësuar punën sa më shpejt.

Përgatiteni veten për intervistën disa ditë më parë dhe sigurohuni të informoheni mirë për kompaninë para se të prezantoheni.