Jennifer Garner dhe Ben Affleck, pas 3-vjetësh të ndarë, më në fund kanë firmosur divorcin. Një gjykatës privat ka firmosur divorcin e çiftit dhe paraqiti akt-gjykimin të mërkurën, sipas dokumenteve të gjykatës.

Affleck dhe Garner, 46-vjeçarë, ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të tre fëmijëve të tyre: Violet, 12 vjeç, Seraphina, 9 vjeç dhe Samuel, 6 vjeç.

Por nuk mbaroi me kaq. Sipas vendimit të tyre, të dy aktorët ranë dakord të takoheshin me një terapist prindëror çdo muaj, për të paktën 6 muajt e ardhshëm. Po ashtu, ata do të paguajnë edhe çdo tarifë të avokatit të tyre.

‘People’ konfirmoi në fillim të tetorit se dy aktorët kishin përfunduar të gjitha dokumentet e divorcit. Çifti u takua në shtëpinë e Garner me avokatë dhe një gjyqtar privat - një ditë pasi u përhap lajmi se aktorja kishte kërkuar një avokat për të trajtuar detajet përfundimtare të divorcit.