Ndodh shumë shpesh, madje edhe në evente dhe ngjarje shumë të rëndësishme që Kate vendos të veshë të njëjtën veshje. Megjithëse është bërë objekt diskutimi me veshjet që u kthehet për të disatën herë, Kate nuk e ka aspak problem. Mbrëmjen e së dielës, me rastin e Përkujtimit të 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, Kate ishte bashkë me një grup përfaqësuesish të familjes mbretërore në një darkë.

E shoqëruar nga Mbretëresha Elisabeth, Meghan Markle, Princi Harry, Princi Charles dhe Camilla, Kate u ra në sy sidomos të gjitha vajzave që e kujtojnë shumë mirë herën e saj të fundit me këtë pallto.

Veshja e Catherine Walker, ishte zgjedhje e Dukeshës edhe në shërbimet e Ditës së Shën Patrikut, në Irlandë, vitin e kaluar, ku ajo ishte e pranishme bashkë me Princin William.

Nuk e teprojmë aspak nëse themi që Kate ka dhënë dorëheqjen nga përkushtimi për imazh që kushdo bën në këto raste.

Megjithatë, kjo javë ka qenë shumë e zënë për Kate, sepse ka marrë pjesë në tri ngjarje që prej së enjtes. Ajo dhe William morën pjesë në çmimet “Conservation Tusk” mbrëmjen e së enjtes, ku Kate veshi një fustan nga Jenny Packham, të cilin po ashtu e ka veshur edhe më parë, në 2012.